U denoncua si e humbur prej dy ditësh, 12-vjeçarja gjermane kthehet te familja

Adoleshentja gjermane e cila prej dy ditësh u denoncua e zhdukur, është rikthyer pranë familjes ditën e sotme. Policia e Pogradecit u vu në lëvizje për gjetjen e 12-vjeçares gjermane Florentina Meyer, pas denoncimit të njerkut të saj 37-vjeçar.

“Më datë 12.08.2018, në Komisariatin e Policisë Pogradec, është paraqitur shtetasi V.F, 37 vjeç, banues në Pogradec, i cili ka bërë kallëzim se më datë 11.08.2018, rreth orës 15:00, në lagjen nr 1 Pogradec, në zonën e plazhit publik, ku familja e tij po pushonte i është larguar vajza e bashkëshortes së tij shtetasja Florentina Meyer, 12 vjeçe, banuese në Gjermani”, shkruante policia në njoftimin për humbjen e saj.

Vajza po merret në pyetje për sqarimin e ngjarjes.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?