U dënua me 13 vite burg nga gjykata greke, 36-vjeçari kapet pas një viti në Mallakastër

Policia ka kapur një 36-vjeçar të dënuar në Greqi për tentativën e vrasjes së një shtetasi grek.

Florent Kodhelaj, 36 vjeç, banues në Fier është dënuar me 13 vjet burg nga gjykata greke pasi ka tentuar të vrasë një shtetas grek për motive të dobëta një vit më parë.

Njoftimi i plotë:

Swiss Digital Desktop Reklama

Mallakastër

Swiss Digital Mobile Reklama

Kapet i kërkuari për “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” i dënuar me 13 vite burgim.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, në bazë të informacioneve të mara në rrugë operative dhe punës të mirëorganizuar të efektivëve të Komisariatit të Policisë Mallakastër, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit:

•Florent Kodhelaj, 36 vjeç, banues në Fier.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Kyparisssis Greqi me Vendimin datë 07.06.2017 e ka dënuar me 13 vjet burg për veprën penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë, parashikuar nga Neni 76,22 i Kodit Penal.

Shtetasi Florent Kodhelaj ka tentuar të vrasë një shtetas grek për motive të dobëta.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?