U dënua me 2 vite burg, por Llalla ankimon vendimin
Ish-Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, ka ankimuar dënimin me 2 vite burg në Shkallë të Parë për akuzën e fshehjes së pasurisë në 3 raste.
Ankimi është dorëzuar këtë të enjte në Gjykatë dhe pritet që në ditët më vijim të hidhet shorti për gjyqtarin. Ai u dënua më 20 maj me 2 vite burg dhe me 5 vite heqje e të drejtës për të kandiduar në funksione publike.
Gjykata vendosi për sekuestrimin e mbi 20 mijë metra katrorë tokë në pronësi të ish-kryeprokurorit dhe një apartamenti në Durrës. Sipas Gjykatës, Llalla nuk ka pasur burime të ligjshme. Ai u hetua edhe për pastrim parash, por në fund u dënua vetëm për fshehje të pasurisë.