U dënua me burg, Salianjit pritet t’i hiqet mandati. Ja kush e zëvendëson
Aktualitet E Enjte, 26 Shtator 2024 15:08
Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së parë që dënon me 1 vit burg Ervin Salianjin, vendim i formës së prerë i cili i heq mandatin deputetit demokrat.
Ndërkohë bëhet me dije se vendin e tij pritet që ta zërë Andrea Mano, i cili në zgjedhjet e fundit mori 5465 vota.
Andrea Mano, ka qenë ish-kryetari i Partisë Demokratike në qytetin e Korçës si dhe ish-kandidat për kryetar bashkie.
KOHA JONË SONDAZH

