U dërgua si i pandehur në Gjykatë, flet Klevis Balliu: Ja kush e vendosi
Gjykata ka kaluar për gjykim dosjen penale në ngarkim të ish-deputetit demokrat, Klevis Balliut, dhe banorëve të Unazës së Re Lulzim Maqinaj, Ilir Katiraj, Seit Hajderas dhe Elton Skënderi. Akuzat që rëndojnë mbi këta persona janë “kundërshtim i forcave të policisë” dhe “tubim i paligjshëm”.
Pas këtij vendimii ka reaguar për gazetarët vetë Balliu i cili ka hedhur akuza të forta ndaj gjykatës duke radhitur edhe një sërë dosjesh të bujshme që janë mbyllur sipas tij pa u hetuar, ndërsa për rastin e tij thotë se nuk ka asnjë dëshmitar apo person që të provojë akuzat.
Gjykata nga ana tjetër ka pushuar çështjen pushon ndaj efektivit të policisë të akuzuar për plagosjen e një protestuesi, Altin Koni.
“Gjykata vendosi që ta çojë çështjen të shkuar në themel, dhe vendosi të pushojë çështjen për policin që dhonoi zonjën dhe qëndroi 3 muaj në krevat. nuk arreston as Kajmakun. Kjo tregon dhe fakton se ligji nuk funksionon, nuk ka drejtësi. Sot praktikisht qytetarët janë të pambrojtjur, kjo është një arsye që sot të jemi të gjithë bashkë me flamuj në duar. Ju e patë edhe Kongresin, 2 orë foli ai, 3 orë Linda, ku janë socilistët. Ne këtu nuk na ka sjellë ligji por Edi Rama me mbështetje të indoktrinuar dhe droguar. Ku janë provat që i ka thyer krahun policit, ku është, po provat se banorët e Unazës së Re kanë dhunuar Policinë. S’kami asnjë masë ndaj asnjë polici që i kanë dhunuar në të njëjtën ditë. Po për çështjen ndaj projektit korruptiv. Nuk ka lidhje ligji, as drejtësia,është një përballje mes qytetarëve që kërkojnë drejtësinë kundrejt një pushtetit të paligjshëm dhe të dhunshëm. Nuk kemi asnjë të arrestuar për përgjimet, për projektet korruptive”, tha Balliu.