U dhunua në Tiranë dhe vdiq në Kenia/ Gazetarja flet për Joy Ayoko: Si e fshehu policia, fijet që të çojnë te qeveria
Pas 6 muajsh në koma 22-vjeçarja keniane Joy Ayoko, e humbi betejën me vdekjen që nga 14 gushti i vitit të shkuar kur u gjend me pak shenja jeta poshtë banesës së saj në rrugën “Pandeli Evangjeli” në Tiranë ku jetonte me disa mikeshat e saj.
Gazetarja Anduena Llabani tha në emisionin ”Now”, tha se vdekja e kenianes u mbulua me mister nga policia e cila e fshehu këtë ngjarje për 3 muaj me radhë.
“Fakti që policia e mbajti të fshehtë këtë ngjarje për tre muaj do të thotë se njerëz të tjerë fshihen pas asaj ngjarjeje që ende vazhdojnë të mbrohen. Dhe për shkak të mbajtjes kaq shumë pezull të shumë informacioneve dhe fakti që policia s’e bëri publike tregon se ajo mbart emra personazhesh të lidhura me familjarë të qeverisë. Ndaj ka ende presion në prokurori për këtë çështje”, tha gazetarja.
KOHA JONË SONDAZH

