U dhunua nga shokët për çështje politike, ndërron jetë 57-vjeçari
Ka ndërruar jetë në spitalin e traumës në Tiranë 57-vjeçari Pelivan Sinanrrapaj banues në qytetin e Ballshit i cili u rrah nga tre shokët e tij në datën 29 Janar.
Pasditen e 29 janarit 57-vjeçari Sinorrapaj së bashku me tre shokët e tij Fitim Zekaj 42 vjeç, Festim Alimetaj 53 vjeç dhe Ferdinand Meraj 44 vjeç, të tre banues në Ballsh Mallakastër, pasi kishin konsumuar alkool në një lokal në Ballsh, u nisën për në shtëpi, aty ku edhe nisën edhe debatet që përfunduan me plagosjen rëndë të njërit prej tyre. Shkak i sherrit në lokal midis tyre ishte një debat për çështje politike.
Sinanrrapajt që atë natë u dërgua në spitalin e Ballshit, dhe më pas u nis për në Tiranë në spitalin e Traumës për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.
Edhe pse prej ditësh trajtim dhe kontroll të vazhdueshëm në spital 57-vjeçari si pasojë e plagëve të marra nuk ka mundur të mbijetojë.
Policia, fill pas ngjarjes kreu ndalimin e tre shokëve të 57 vjeçarit, ndërkohë që gjykata mori dhe masën e sigurisë disa ditë më parë.