U dhunua se denoncoi korrupsionin e Ambasadës në Athinë, gazetari Zinxhiria: Do bëj padi
Menjëhere pas dy publikimeve të fundit në gazeten Telegraf lidhur me skandalet e vjedhjeve te 100 pasaportave dhe të shpërdorimit te 72 mije euro, apo të pagesës mujore të shtëpisë 2100 euro në muaj të ambasadores Hobdari, me 26 shkurt është ndalur në mënyrë skandaloze gazetari Shpëtim Zinxhiria. Protagonist këtë radhë është shoferi i parë i ambasadores Elton Jova i ndihmuar edhe nga sekserë.
Gazetari Zinxhiria prej vitesh është korrespodent i gazetës Telegraf dhe pak kohë më parë edhe i televizionit Fax News. Ndalimi në mënyrë brutale dhe dëbimi i tij është bërë ku Zinxhiria po jepte live nga ambasada informacion për pasaportat e vjedhura për televizionin Fax News. Debimi i tij u bë nga shoferi i ambasades Elton Jova me urdhër të ambasadores Adriana Hobdari që komunikonte me celular nga Tirana. Atij i është marrë telefoni nga dora dhe i ështe hedhur në tokë po nga ky njeri i ndihmuar edhe nga dy sekserë të ambasadës.

Edhe pse po mbushet java nga ambasada shqiptare nuk ka asnjë njoftim përse është dëbuar me dhunë gazetari Zinxhiria dhe kush do ti paguaje telefonin e thyer atij. Deshmitarë të kësaj ngjarje të shemtuar është policia greke si dhe kamerat e sigurisë së ambasadës por njekohesisht edhe televizioni Fax News që ishte në lidhje direkte.
I pyetur për këtë gazetari eshte shprehur se nuk është hera e parë, pasi ai eshte penguar edhe dy here te tjera nga personeli i ambasadës. Lidhur me ngjarrjen e fundit përgjegjesia bie mbi ambasadoren, pasi ajo jepte urdhëra me celular nga Tirana. Gjthashtu Zinxhiria theksoi se do të ngrihet padi penale per shoferin.
Këto ditë unë do të shkojë përsëri për të bërë reportazh lidhur me shpërdorimin e fondeve publike nga kreu i kesaj ambasade për të mësuar opinioni shqiptar se si kusherinjte e ministrave të qeverisë luajnë me paratë e taksëpaguesit shqiptar. Askush nuk me ndalon dot për të thenë të vertetën lidhur me këto shpërdorime, por ketë radhë nuk do të shkojë vetëm, përfundon gazetari nga Athina.
KOHA JONË SONDAZH

