U ekstradua nga Franca/ Momenti kur mbërrin në Shqipëri ish-truproja e Saimir Tahirit

Janë ekstradohen nga Greqia dhe nga Franca, 2 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Gjatë operacionit “The Wanted”, u finalizuan procedurat për ekstradimin në Shqipëri, të shtetasve:

-V. D., 46 vjeç, i cili u kap në Greqi, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat, në vitin 2015, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;

Swiss Digital Desktop Reklama

-P. D., 50 vjeç, i cili u kap në Francë, pasi GjKKO-ja i ka caktuar 50-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për trafikim të lëndëve narkotike dhe pastrim parash, kryer në kuadër të organizatës kriminale.

Swiss Digital Mobile Reklama

Bëhet fjalë për 50-vjeçarin Paul (Agustin) Deda, ndaj të cilit Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg.

Deda është ish-truproja i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Ai rezulton i dënuar në mungesë nga Gjykata e Posaçme me 8 vite heqje lirie për trafik droge dhe grup kriminal. Ai u mor i pandehur bashkë me Hekuran Markun, po ashtu, ish-shoqërues i Tahirit dhe i dënuar në kuadër të dosjes së njohur “Shpirti”.

Deda dhe Marku u akuzuan si të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të kanabisit të drejtuar nga Ilirjan Duçellari.

Ky grup akuzohej për trafikim të lëndëve narkotike në sasi të mëdha në vitet 2017-2018. Sipas SPAK, 2 truprojat kanë bashkëpunuar me shtetas italiane dhe një shqiptar për të trafikuar rreth 1 ton kanabis drejt Italisë.

Deda kërkoi azil politik në Francë, por siç duket është refuzuar dhe është ekstraduar në Shqipëri.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?