U ekzektua në atentatin mafioz, flet motra e Anxhelo Avdiut
Anxhelo Avdia një nga viktimat e ekzekutuar mbrëmjen e së hënës në Durrës. Familjarët janë të tronditur nga ngjarja dhe thonë se nuk kanë asnjë informacion nëse i ndjeri ka pasur ndonjë konflikt. Motra e 24-vjeçarit është shprehur se ai kishte vetëm një javë që ishte kthyer në Shqipëri dhe ato skanë arritur të kuptojnë nëse ai ishte përfshirë në ndonjë konflikt.
”Anxhelo ishte në Angli ai ka ardhur para një jave në Shqipëri, nuk kemi konflikt me asnjë njeri. Vëllai im nuk merrej me drogë nuk besoj se ka qënë ai objektiv e këtij atentati. Po të merrej me drogë ai do të kishim një shtëpi dhe jetesë të mirë”.
Policia po heton në dy pista, atë të larjes së hesapeve për prishje të pazareve të drogës dhe ndonjë konflikt të viktimave me person atë tjerë. Policia ka identifikuar pronarin e automjetit që dyshohet se u përdor nga atentatorët dhe u gjet e djegur në vendin e njohur si Bishti i Zhurit në Rogozhinë. Blutë nuk disponojnë asnjë provë që mund të çojë në identifikimin e autorëve.