U ekzekutua me armë në ish-Bllok, identifikohet viktima
Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur në orët e mbrëmjes në kryeqytet në zonën e ish-Bllokut, pranë rrugës “Nikolla Tupe”.
Burime policore bënë me dije se bëhet fjalë për Memli Begalla, 64-vjeç. Viktima është qëlluar më një armë zjarri në një shesh pushim pallati në afërsi të zonën ish-bllokut.
Mësohet se viktima banonte në vendin ne ngjarjes. Sipas informacioneve të deritanishme, nuk janë dëgjuar të shtëna me armë dhe dyshohet se vrasja është bërë me armë me silenciator.
Policia ka shoqëruar tre persona, por ende nuk dihet nëse ata janë autorët apo dëshmitarë.
KOHA JONË SONDAZH

