U ekzekutua me armë në mes të rrugës, kush është shqiptari i vrarë në Spanjë
Zbardhet identiteti i shqiptarit të vrarë në Spanjë. Mediat spanjolle bëjnë me dije se bëhet fjalë për shtetasin Fatmir A. Ai u gjet i vrarë në mes të rrugës gjatë natës në lagjen ‘La Pastoreta’ në Tarragona.
‘Okdiario.com’ shkruan se 43-vjecari shqiptar banonte në këtë zonë. Shërbimet emergjente rreth orës 00.45 janë njoftuar se një person është gjetur i shtrirë në rrugë dhe se kishte një plagë me armë zjarri (Dyshohet pistoletë).
Sipas “Diari de Tarragona”, viktima u qëllua nga një makinë me xhama të errët, e cila më pas u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes. Aktualisht po hetohet rreth zbardhjes së plotë të ngjarjes në fjalë, ndërsa mbetet ende mister fakti se pse u vra shqiptari.
KOHA JONË SONDAZH

