U ekz*kutua, biznesmenit i vr*në gruan disa vite më parë. Çfarë qëndron pas larjes së hesapeve

Christos Gialia, një biznesmen i njohur grek është vrarë me armë këtë të mërkurë. Mediat helene raportojnë se ai u qëllua me kallashnikov makinës së tij. Viktima ishte biznesmen në tregtinë e mishit, ndërsa në të kaluarën ka qenë i përfshirë edhe në administrimin e ekipeve të futbollit.

Përpos kësaj, biznesmeni rezulton të ketë të punësuar shumë shqiptarë, madje edhe rojet e tij ishin shqiptarë. Gruaja e tij po shqiptare është ekzekutuar disa vite më parë.

Dyshohet se vrasjet po ndodhin për kontrabandën e cigareve, siç po ndodhin vitet e fundit vrasjet e eksponentëve kryesorë të mafies greke, për të njëjtin motiv. Pas këtyre vrasjeve janë zbuluar autorë nga Europa Lindore dhe Shqipëria. Policia greke ka nisur hetimet për kapjen e autorëve.

SHKARKO APP