U filmuan teksa merrnin para nga shoferët, pezullohen dy punonjës policie në Lezhë
Dy punonjës policie janë pezulluar nga detyra në Lezhë, pasi u filmuan nga qytetarët teksa merrnin para nga shoferët.
Konkretisht është bërë pezullimi i inspektor A. Ç. dhe inspektor K. Ll., punonjës të Patrullës së Përgjithshme të Stacionit të Policisë Shëngjin/Komisariati i Policisë Lezhë.
Në lidhje me rastin ka reaguar edhe Ministri i Brendshëm Taulant Balla, i cili ka falenderuar qytetarët për raportimin e këtij rasti, por edhe rasteve të tjera që bashkëpunojnë me shtetin për vepra të ndryshme penale.
Balla shkruan se është e papranueshme sjellja dhe se janë kompromentuese veprimet edhe sikur në atë dorë dhe në atë xhep të mos jetë dyshimi i arsyeshëm i çdo syri që e sheh dhe çdo mendjeje që e gjykon.