U fotografua vota?! Studentët po braktisin votimin

Teksa procesi zgjedhor në Universitetin e Tiranës po vijon normalisht dhe deri në mesditë nuk është raportuar asnjë problematikë, disa studentë pretendojnë se kanë parë fotografime të votës, edhe pse askush prej tyre nuk ka pranuar të denoncojë publikisht ndonjë rast konkret.

Kështu, një grup studentësh në Universitetin Politeknik zhvilluan një protestë, duke u bërë thirrje studentëve të bojkotojnë procesin zgjedhor.

Sipas studentëve protestues, bojkoti është zgjidhja më e mirë, pasi vota e tyre nuk përbën asnjë diferencë në këto zgjedhje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Studentët thonë gjithashtu se këto zgjedhje nuk do të sjellin asnjë ndryshim si për cilësinë, tarifat dhe kushtet e ambienteve ku ata zhvillojnë mësim.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?