U frymëzuan nga filmi “Sulltani i Madhërishëm” dhe na e bënë Kalanë e Lezhës, turke!

 

Ka shkaktuar një debat të madh vendosja e pllakatit të Sulltan Sulejmanit në hyrje të Kalase së Lezhës, e cila  është konsideruar një skandal i vërtet nga Forumi për mbrojtjen e Trashëgimisë Historike Kulturore Kombëtare. Sipas kreut të këtij forumi, historianit Pal Trashaj, Sulltan Sulejmani është sjell si kriminel për popullin shqiptar.

“Është turp, skandal, pasi është kala ilire, mijëra vjeçare, shqiptare dhe kjo pllakatë është vënë aty ku është vënë stema e Skurajve dhe e Arbrit. Me bekimin e qeveritarëve u vë dhe pllakati se na paska rikonstruktuar pushtuesi, ose një nga kriminelët më të mëdhenj Sulltan Sulejmani”- tha ai.

Për studiuesit, Ministrja e Kulturës nuk ka kulturë dhe nuk e njeh aspak historinë. Sipas Trashaj, në hyrje të Kalasë, edhe më parë ka patur pllakate të tilla si emblemat e Dukagjinasve, Skurajve apo ajo e Arbërit dhe nuk mund të vlerësohet një pushtues.

Vetëm dy ditë pas vendosjes së pllakatit në hyrje të Kalasë së Lezhës persona ende të paidentifikuar nga policia e njollosën me bojë, si një mënyrë për shprehur qëndrimin kundër vendosjes së saj. Me mbishkrimin në osmanisht, si kujtesë rikonstruksionin e këtij objekti historik nga Sulltan Sulejmani në vitin 1522, në Lezhë kërkohet heqja e pllakës nga hyrja e Kalasë për të kaluar në muze.

Siç duket të entuziazmuar nga filmi "Sulltani i Madhërishëm", që është një film i madh, disa persona mund të jenë nisur për të vendosur këtë pllakat për Sulltan Sulejmanin e vitit 1522 ! Ose një dorë hilexhie për të thënë se kjo është kala turke. Por ajo është në të vertetë një Kala ilire, dhe nëse nisemi se kush e ka restauruar këtë kala duhej të vihej edhe pllakat për kohën e Enver Hoxhës, të Sali Berishës e tani të ministres Kumbaro që mbaroi një projekt të madh rregullimi në Kala.

Dhe nga një fotografi të çdo restauruesi !

SHKARKO APP