U fut në det për t’u larë, humb jetën 69-vjeçarja në Qeparo

Një 69-vjeçare ka ndërruar jetë sot në plazhin e Qeparoit, ndërsa dyshohet se shkak është bërë një atak kardiak.

Policia bën me dije se gruaja nuk është ndjerë mirë pasi ka rënë në kontakt me ujin.

“Sot, rreth orës 13:00, në plazhin e Qeparos, shtetasja E. D., 69 vjeçe, banuese në Kudhës, sapo ka rënë në kontakt me ujin nuk është ndjerë mirë nga gjendja shëndetësore dhe ka humbur jetën. Paraprakisht dyshohet se ka humbur jetën për shkak të arrestit kardiak”, njofton policia.

SHKARKO APP