U fut në korsinë tjetër, 18-vjeçari shqiptar përplaset për vdekje me një tjetër makinë

Një 18-vjeçar shqiptar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti me makinë mbrëmjen e djeshme në qytetin e Waldburg në Gjermani.

Sipas mediave vendase, i riu shqiptar me iniciale B.R., u përplas me një makinë tjerër.  Mësohet se në momentin e përplasjes 18-vjeçari kishte kaluar një çast shpërqendrimi dhe kishte humbur kontrollin e makinës duke kaluar në korsinë tjetër.

Si pasojë e përplasjes, 18-vjeçari ndërroi jetë në vend, ndërsa pasagjerët e familjes tjetër u plagosën rëndë dhe u nisën me urgjencë në spital.

Brenda saj ishin 4 persona, 2 prindërit dhe 2 fëmijët e tyre, 12 dhe 10 vjeç.

SHKARKO APP