U fut në politikë nga Edi Rama si ikona e luftës ndaj pandemisë, Najada Çomo rezulton një dështim

Prurjet e reja të Edi Ramës në listën e Tiranës duket se nuk kanë dhënë rezultate për kampin socialist. Dy emrat q udhëheqin listën e PS-së dhe që pritej të vlerësoheshin maksimalisht për kontributin e dhënë gjatë tërmetit dhe pandemisë kanë qenë një dështim në terma pragmatist të votës.

Bëshet fjalë për Luljeta Bozon e cila ka siguruar 1679 vota, një rezultat jo fort i keq krahasuar me dështimin e Najada Çomës me vetëm 465 vota. Duket se Najada e cila trumbetua si ikona e qeverisë në luftën ndaj pandemisë, nuk ka mundur të marrë as votat e ish-pacientëve të saj të mbijetuar.

QARKU TIRANË

  1. Luljeta Bozo 1679
  2. Najada Çomo 465
  3. Ervin Bushati 792
  4. Ogerta Manastirliu 2628
  5. Arben Ahmetaj 2445
  6. Ulsi Manja 2285
  7. Etilda Gjonaj 1727
  8. Arben Pëllumbi 1017
  9. Elisa Spiropali 3679
  10. Belinda Balluku 7190
  11. Toni Gogu 937
  12. Etjen Xhafaj 3860
  13. Ermonela Felaj 819
  14. Xhemal Qefaliaj 2470
  15. Fidel Ylli 509
  16. Klotilda Ferhati 1738
  17. Alqi Bllako 2851
  18. Eduart Shalsi 771

SHKARKO APP