U fut për t’u larë në lumin Drin, mbytet 12-vjeçarja në Dibër
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Arras të Dibrës, ku një vajzë 12 vjeçe është mbytur duke u larë në Drin.
Sipas njoftimit të policisë trupi i të miturës është nxjerr nga banorët e zonës.
Policia Dibër/ Informacion paraprak
Në vendin e quajtur ‘Ura e Lushes’, njësia Administrative Arras, një 12 vjeçare duke u larë në lumin Drin është mbytur.
Shërbimet e Policisë në bashkëpunim me banorët e zonës kanë bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen e trupit të së miturës.
Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.