U futën në shpellë për të rregulluar tubacionin e ujit të pijshëm, asfiksohen dy persona në Klenjë

Dy shtetasit A.T dhe N.T, kanë hyrë në një shpellë në malin e Klenjës, në Bulqizë për të rregulluar tubacionin e ujit të pijshëm që ishte prishur për shkak të ngricave.

Dy personat kanë përdorur një gjenerator me naftë dhe nga mungesa e ajrit janë asfiksuar duke shfaqur probleme shëndetësore.

Të dy janë nxjerrë nga vendi ku kishin mbetur të asfiksuar dhe janë dërguar për ndihmë mjekësore në spital, kur ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Njoftimi i policisë:

Swiss Digital Mobile Reklama

Bulqizë/informacion paraprak

Në njësinë Administrative Ostren, Bashkia Bulqizë, shtetasit A.T., dhe N.T., janë futur brenda një shpelle në malin e Klenjës, për të rregulluar tubacionin e ujit të pijshëm që ishte prishur për shkak të ngricave. Këta dy shtetas gjatë punës kanë përdorur një gjenerator me naftë dhe nga mungesa e ajrit janë asfiksuar duke shfaqur probleme shëndetësore.

Të dy shtetasit e lartëpërmendur janë nxjerrë nga vendi ku kishin mbetur të asfiksuar dhe janë dërguar për ndihmë mjekësore në spital të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po kryen hetimet për zbardhjen e shkaqeve të plota të kësaj ngjarjeje.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?