U gjet e groposur në SHBA, miqtë japin lamtumirën e dhimbshme për aktoren shqiptare

Aktores shqiptare, Adea Shabani, e cila u gjet e vdekur dhe e groposur në SHBA, i është dhënë lamtumira e fundit në një ceremoni plot lot e dhimbje.

Familjarë e miq të shumtë e përcollën në varrezat e Butelit në Shkup të Maqedonisë. Miqtë kanë kujtuar disa nga momentet më të bukura të kaluara me Adean.

“Hera e  fundit që fola ishte në Skype. Ishte e qeshur dhe e gëzuar me lumturinë e vet dhe të të tjerëve,” shprehet një shoqe e saj.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ishim gjithmonë të qeshura. Dua ta falënderoj se më deshi pa ksuhte, në të mirë e në të keq, në varfëri e pasuri,” tha mikja e saj nga SHBA.

Swiss Digital Mobile Reklama

23 shkurti i këtij viti ishte hera e fundit që Adea u pa e gjallë pranë shtëpisë së saj në Hollivud. Siç raportojnë mediat amerikane deri tani, thuhet se vdekja e të resë shqiptare lidhet me emrin e të dashurit të saj Kris Spoc, i cili kreu vetëvrasje.

Related image

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?