U gjet e ma*akruar në vaskë, pas 9 vitesh del e vërteta. Shqiptari shpallet i pafajshëm. E dënuan me burg përjetë

Janë dashur 9 vite që të dalë e vërteta e vrasjes së bujshme në ishullin Kos të Greqisë, kur 54-vjeçari Jani Zoto u arrestua për vrasjen me thikë të 43-vjeçares Aciu Flopjca-Aurica, nga Rumania, nënë e 3 fëmijëve të mitur, me të cilën bashkëjetonte prej vitesh.
43-vjeçarja u gjet e zhveshur në vaskë me shumë goditje me thikë në barkë, organet gjenitale dhe qafë.

Asnjëherë nuk kishte prova të mjaftueshme për fajësinë, por Jani Zoto u dënua me burgim të përjetshëm për vrasje me paramendim. Vetëm në prill të vitit 2023 në Gjykatën e Apelit, policët grekë kishin dëshmuar për pafajësinë e shqiptarit që buronte si nga ADN i paidentifikuar në thikën dhe trupin e viktimës ashtu dhe nga fakti se 54-vjeçari kishte vetëm 5 minuta që ishte kthyer nga puna, kohë e pamjaftueshme për krimin.

Jani Zoto doli nga burgu në prill 2023 me të drejtë kryerje dënimi në shtëpi, pa u lejuar të dalë nga Greqia. Kurse në muajin korrik, pas një grabitje në një dyqan në Gjermani u arrestua një pakistanez, i cili dëshmoi se është vrasësi i 43-vjeçares, fakt që u konfirmua dhe nga ADN-ja e gjetur në vendin e krimit. Pakistanezi në 2014-ën banonte në të njëjtin pallat me çiftin. Vetëm pas 9 viteve nga burgosja, 54-vjeçari fitoi pafajësinë e tij, dhe kjo po falë drejtësisë gjermane që ka mundur të zbërthejë kriminelin pakistanez.

SHKARKO APP