U gjet i pajetë, 56-vjeçari u dhunua një natë më parë

Novruz Shyti, 56-vjeç, është personi që është gjetur në banesën e tij i pajetë, rreth orës 05:30 të mëngjesit të sotëm. Ka qenë vëllai i tij e ka pikasur dhe ka njoftuar policinë.

Mësohet se mbrëmjen e djeshme, Shyti ka qenë i shoqëruar me dy persona të tjerë, njëri prej tyre, i identifikuar si Emiljano Nafizi.

Burimet bëjnë me dije se Shyti është konfliktuar me Nafizin, i cili e ka qëlluar disa herë me grushte dhe sende të forta, duke e dhunuar barbarisht Shytin. Mësohet se viktima dhe Nafizi mblidhnin çdo ditë së bashku kanaçe. Pas sherrit me Nafizin, viktima ka shkuar në banesën e tij në gjendje të alkoolizuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fqinjët kanë thënë se Shyti ka qenë konsumator i rregullt i alkoolit. Ai jetonte së bashku me të vëllain e tij në një banesë në Korçë. Vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes ndërkohë që pritet ekspertiza për të mësuar shkakun e vdekjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?