U gjet i pajetë anë rrugës, zbardhet ngjarja si humbi jetën 53-vjeçari. U gjetën plagë në trup

53 vjeçari Luan Koliçi nuk ka humbur jetën në mënyrë aksidentale. Koliçi u gjet pajetë në anë të rrugës mbrëmjen e së dielës, teksa fillimish u raportua se ai ishte rrëzuar dhe kishte përplasur kokën në një gur, pasi ishte në gjendje të dehur.

Hetimet zbuluan se 53 vjeçari kishte plagë të tjera në trup çka shtoi dyshimet e hetuesve se ai ishte përplasur nga një makinë.

Efektivët zbuluan se ishte 28 vjeçari me inicialet E.S. ai që shkaktoi aksidentin me vdekje, për t’u larguar më pas nga vendngjarja. Ai u arrestua disa orë më pas, ndërkohë që iu sekuestrua dhe makina me të cilën shkaktoi aksidentin.

SHKARKO APP