U gjet i pajetë në oborrin e banesës në Selitë, 80-vjeçari vari veten menjëherë pas vdekjes së gruas

Një histori e trishtë në periferinë e Tiranës, ku dje një i moshuar u gjet i vetëvarur në oborrin e banesës. Safet Meçaj, 80 vjeç, u gjet pa shenja jete nga nipi në bodrumin e banesës së tij në vendin e quajtur “Nënstacioni i Selitës”.

 

Mësohet se 80-vjeçari ka ndërmarrë aktin e rëndë në kushtet e tronditjes së thellë psikologjike, pasi ka parë bashkëshorten e tij Arta Meçaj të vdekur. Mësohet se gruaja 80-vjeçare vuante nga një sëmundje e rëndë dhe ditën e djeshme ka pësuar arrest kardiak. Bashkëshorti pasi ka parë bashkëshorten e vdekur ka ndërmarrë aktin ekstrem.

Sipas dëshmitarëve, dy të moshuarit kanë pasur një marrëdhënie shumë të mirë me njeri-tjetrin dhe shpesh merreshin si shembull në lagjen e tyre.

SHKARKO APP