U gjet i pajetë në rrugë, viktima ka 7 plagë në kokë
Trupi i viktimës i cili u gjet i pajetë mëngjesin e sotëm në rrugën “Visarion Xhuvani”, në Elbasan ka marrë 7 plagë në kokë. Ai u gjet mëngjesin e sotëm, në orën 05:00. Trupi i tij ishte i mbushur me plagë dhe me gjak. Pranë tij nuk kishte këpucë, ç’ka ngre dyshimet se vrasja e tij mund të jetë bërë në një vend tjetër e më pas është hedhur nga autorë në rrugë. Viktima nuk kishte mjet identifikimi me vete. Trupi i tij është dërguar në morgun e Elbasanit, për të bërë të mundur ekzaminimin e plotë.