U gjet i vrarë në rrugë, çfarë u mësua për viktimën dhe rrethanat e krimit

Zbulohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e mbrëmjes së djeshme në Korçë.

Viktima është 30-vjeçari Altin Balliu, i cili u gjet nga kalimtarë të rastit i pajetë në trotuar, me një plumb në kokë dhe një tjetër në trup.

Dyshohet se i riu mund të jetë qëlluar në befasi, poshtë hyrjes së një pallati, në afërsi të makinës së tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Paraprakisht mendohet se krimi ka ndodhur pas një sherri në një lokal në atë që njihet si lagja e “francezëve”, ku dyshohet se gjithçka ka ndodhur pas një konflikti për parkimin e makinës, ku situata ka degraduar pasi i dyshuari e ka gjetur rrugën e zënë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sakaq policia tha se është bërë identifikimi i autorit të dyshuar teksa vijon puna për kapjen e tij.

Lidhur me ngjarjen, policia tha zyrtarisht se, “Rreth orës 21:25, në lagjen nr 10 në Korçë, është vrarë dyshohet me armë zjarri një shtetas rreth 30 vjeç, ende i paidentifikuar. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti që viktima ka pasur me autorin e ngjarjes. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?