U gjet pa shenja jete në breg të detit në Zvërnec, policia jep detaje për 35-vjeçarin e paidentifikuar

Një qytetar është gjetur pa shenja jete në breg të detit në Zvërnec. Dyshimet janë që ai të jetë mbytur ndërsa trupi i pajetë është gjetur rreth orës 11:15, në afërsi të Petroliferës.

Sipas policisë së Vlorës personi që është gjetur pa jetë buzë detit është i gjatë 1.80 m dhe ka disa tatuazhe në trup.  Viktima është rreth 35 vjeç, ende i paidentifikuar dhe në fillim u dyshua për ndonjë emigrant por nga pamja e parë, sipas policisë, duket Shqiptar.

Policia e Vlorës është duke punuar për identifikimin e tij ndërsa nuk është vrejtur shenjë dhune në trupin e të mbytyrit. /abcnews.al/

SHKARKO APP