U gjetën tre makina në det, reagon policia (Foto)

Mëngjesin e sotëm në Vlorë janë gjetur tre makina në det. Sipas policisë, fuoristrada e cila ka dhe karelin tërheqës së mjeteve lundruese ka hedhur në det mjetin tip gomone dhe ka ngecur në rërën e detit.

Në ndihmë për ta nxjerrë nga deti kanë shkuar dy fuoristrada të tjera të cilat dhe ato kanë ngecur në rërë.

Po tentohet për tërheqjen e tyre dhe nxjerrjen në breg. Ndërkohë policia po merr në pyetje pronarët e makinave dhe të gomones.

 

SHKARKO APP