U godit 4 herë me thikë në sherrin ku u vra Martin Cani, del nga spitali Luis Meçja

11 ditë pas ngjarjes së rëndë te shkolla “Fan Noli” ku humbi jetën 14-vjeçari Martin Cani, ka dalë nga spitali shoku i viktimës, Luis Meçja, i cili u plagos në përballje me autorin.

Dy 14-vjeçarët u goditën me thikë nga një moshatar i tyre, Mario Prelleshaj, i cili tashmë është arrestuar nga policia dhe ndodhet në institucionin për të mitur në Kavajë.

Kujtojmë se lidhur me ngjarjen, i plagosuri prendendon se ka dy autorë, por Policia e mohon një gjë të tillë. Përmes një komunikate zyrtare, Policia sqaroi se nga hetimet dhe provat e administruara, përfshirë pamjet filmike, rezulton se autor është vetëm një.

SHKARKO APP