U godit nga forcat e policisë? Bledi Kasmi sqaron si ndodhi ngjarja

Kryeredaktori i RD, Bledi Kasmi u shpreh nga spitali ku po merr mjekimin se është goditur në mënyrë të pabesë nga forcat e policisë ndërsa ishte duke raportuar lajmin nga protesta që po zhvillohej para Ministrisë së Brendshme.

Në një prononcim për gazetën Rilindja Demokratike, Kasmi u shpreh se mjekët i kanë bërë 10 të qepura në kokë për shkak të çarave të shkaktuara nga goditjet e policisë me shkopinj.

Kasmi: Kjo ndodh kur një ministër vjen nga hetuesia e diktaturës. Kur ia bën një gaztari, mendoni se çfarë mund ti bëjnë një qytetari.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, në spital ka shkuar për të vizituar kryeredaktorin e RD edhe kryetari i PD, Lulzim Basha. Kreu i PD në fjalën mbyllëse para protestuesve tek Ministria e Brendshme u shpreh se Kasmi ishte në krye të detyrës kur u dhunua nga forcat e policisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia ka goditur dhe përgjakur kryeredaktorin e Rilindjes Demokratike, Blendi Kasmi në momentin që ishte duke raportuar lajmin për protestën.

Dhuna policore ndaj kryeredaktorit të RD u denoncua edhe nga ish-Kryeministri Berisha.

“Narkobanditet me uniformë përgjakin protestën e opozitës, godasin kryeredaktorin e gazetës Rilindja Demokratike, Bledi Kasmi! sb’, shkruan ish-Kryeministri Berisha në Facebook.

Report TV - Shtyn policinë me rrjetë metalike, lëndohet në kokë kryeredaktori i RD

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?