U helmuan në punë, gruaja: E gjeta shoqen shtatzënë të shtrirë në banjë
20 gra, të cilat punonin si rrobaqepëse në një fasoneri në qytetin e Durrësit, u helmuan gjatë orarit të punës, mëngjesin e sotshëm.
Një prej punonjësve që ka përfunduar në spital ka treguar për gazetaren Klodjana Haxhiaj se e ka gjetur shoqen, e cila ishte edhe shtatzënë, pa ndjenja në banjë.
“Një koleges sonë i ra të fikët, po punoja në syzator. Shkova në tualet dhe gjeta një shoqe tjetër që i kishte rënë të fikët. Ishte shtatzënë. I dhashë ndihmën e parë asaj, kur u ktheva në vendin e punës nuk mbaj më asgjë, sepse më ra të fikët. Jam përmendur në spital. Ne qepim rroba ushtarake. Nuk ndjeva ndonjë erë të keqe, apo ndonjë aromë dyshuese”.
Ngelet mister shkaku nga se mund të jenë helmuar punonjëset, 5 prej të cilave raportohen të jenë në gjendje të rënduar shëndetësore”, shprehet gruaja.
KOHA JONË SONDAZH

