U hodh nga kati i dytë i banesës, humb jetën 26-vjeçari në Lushnje
Një i ri në Lushnje ka humbur jetën mbrëmjen e sotme pasi ka rënë nga kati i dytë i banesës ku jetonte.
Policia në njoftimin paprak për ngjarjen thotë se dyshohet se 26-vjeçari është vetëhedhur.
“Sot rreth orës 20:20, në afërsi të rotondos së Savrës, shtetasi B. H., 26 vjeç, banues në lagjen “Skënder Libohova”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i dytë i një ndërtese dhe për pasojë ka ndërruar jetë” njofton policia.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po kryhen veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.