U hodh nga kati i katërt, detaje të reja nga ngjarja e rëndë te Sanatoriumi
Detaje të reja zbardhen nga ngjarja e rëndë që ndodhi rreth orës 03:10 të mëngjesit të sotëm në spitalin “Shefqet Ndroqi”.
Mësohet se 52 vjeçari nga Tropoja është hedhur nga dritarja e katit të katërt të këtij spitali, duke mos i dhënë asnjë mundësi mbijetese.
Mësohet se burri ka qenë i shtruar prej rreth një jave në këtë spital dhe në katin e katërt qëndrojnë zakonisht ata pacientë që janë në gjendje më të rënduar psikologjike.
Nga dyshimet parapraket është kryer në kushtet e rënduara psikologjike, ndërsa burri mësohet se nuk ka pasur probleme të shëndetit mendor më herët.
Hetuesit do të kryejnë një analizë më të thelluar të kartelës mjekësore të tij.