U hodh nga ura mbi Vjosë, gjendet pas dy ditësh trupi i 57 vjeçarit

Trupi i pajetë i një 57 vjeçari që u hodh nga ura e fshatit Rapckë në lumin Vjosë është gjetur pas dy ditësh kërkime. Policia lokale bën me dije se trupi i shtetasit me iniciale N.S, u gjet nga polumbarçt e RENEA-s mesditën e sotme.

“Pas kërkimeve të bëra përgjatë Lumit Vjosë nga ana e punonjësve të Komisariatit të Policisë Përmet dhe polumbarëve të Reneas, mesditën e sotme është bëre e mundur gjetja dhe nxjerja nga uji i trupit të shtetasit N.S, ku nga veprimet e para të kryera nuk janë konstatuar shenja dhune“, thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi Hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?