U hodhi në trup lëndë djegëse fqinjëve, policia jep detaje për 38-vjeçarin: Ishte i dehur, sherri ndodhi për…

Policia ka dhënë detajet e para për 38-vjeçarin e identifikuar si Çlirim Zekthi, i cili ishte në gjendje të dehur mbrëmjen e kaluar dhe u hodhi lëndë djegëse fqinjëve të tij. Pas një konflikti për motive të dobëta, nuk hezitoi që t’i shkaktonte dëme, ndërsa të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë: Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Ç. Z., 38 vjeç, banues në Elbasan.

Në lagjen “Shënkoll”, Elbasan, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi Ç.Z dyshohet  nën efektin e alkoolit, u ka hedhur në trup lëndë djegëse duke u shkaktuar dëmtime fqinjëve të tij shtetasve  S. Sh. dhe K. Sh, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Personi që arriti të shmangë ngjarjen foli para mediave mbrëmjen e kaluar dhe rrëfeu se gjithçka nisi nga fqinji, i cili ishte i alkoolizuar dhe shau komshien. Më pas i hodhi benzinën dhe i shkaktoi djegie në trup. Para mediave, ‘shpëtimtari’ thotë se të gjithë zonën e ka zënë belaja me Çlirim Zekthi.

Swiss Digital Mobile Reklama

“I vuni shkrepësen asaj. Ajo gruaja u dogj komplet. Mora disa peshqira të lagur që kisha aty dhe ja hodha në kokë, e fika në moment. Unë i dhashë ndihmën e parë. E shau ai çuni, gruaja u fut brenda por i vuri bidonin e benzinës në kokë. Djali u dogj nga veshi. Ai ishte budalla, merr policia e mban 2 orë, e nxjerr prap. Kemi gjetur belanë me të”, tha ai.

Ende nuk janë të qarta motivet e konfliktit, ndërsa në vendngajrje dukeshin shenjat e zjarrit në murin e shtëpisë. Zënka ka ndodhur ne ambientet e jashtme të ndërtesave të cilat ndodhen ngjitur mes tyre.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?