U hoqi të drejtën për të votuar më 25 prill, reagon Vangjel Tavo: Akt i hapur i shkeljes së të drejtave të njeriut dhe sobotazh i Rilindjes

Drejtuesi i LSI në qarkun e Gjirokastrës, Vangjel Tavo ka reaguar pas vendimit të Komitetit Teknik për t’i mbyllur derën shqiptarëve që vijnë nga Greqia dhe Maqedonia për të votuar të dielën, duke e quajtur shkelje e hapur e të drejtave të njeriut dhe skemë abuzive dhe sabotazhi ndaj emigrantëve.

“Shëndeti i shqiptarëve nuk i intereson aspak “Rilindjes” siç e ka dëshmuar deri më tani, por i intereson që të mos votojnë emigrantët nga Greqia dhe Maqedinia e Veriut sepse vota e tyre është kundër kësaj qeverie korruptive”, shkruan në postimin e tij në Facebook, Vangjel Tavo.

Reagimi i plotë: 
Shkelje e hapur e të drejtave të njeriut dhe skemë abuzive dhe sabotazhi nga Rilindja ndaj emigrantëve.
Masat e përmendura sot nga Komiteti Politik për karantinimin dy javor të emigrantëve që vinë nga Greqia dhe Maqedonia, janë për të ndaluar emigrantët shqiptarë të marrin pjesë në votime.
Ky është akt i hapur shkelje e të drejtave të njeriut dhe sobotazh i Rilindjes të cilin e shpreha para 4 ditësh (sic e shihni edhe në postim) e cila sipas informacioneve të sigurta po shqyrtonte mundësinë e bllokimit të sistemit kompjuterik të kontrollit në kufijtë jugorë të vendit, por pas denoncimit tim tashmë po zbatojnë një plan të ngjashëm për të penguar emigrantët të votojnë.
Shëndeti i shqiptarëve nuk i intereson aspak “Rilindjes” siç e ka dëshmuar deri më tani, por i intereson që të mos votojnë emigrantët nga Greqia dhe Maqedinia e Veriut sepse vota e tyre është kundër kësaj qeverie korruptive.
Për më tepër, është një masë e qartë diskriminuese nga emigrantëve në Greqi dhe Maqedoninë e Veriut pasi emigrantët lejohen të vijnë nga Kosova, Anglia, Italia, etj, por jo nga këto vende fqinje.
Kaq shumë frikë keni nga unë sa ndaloni edhe emigrantët të votojnë?
Bëhuni pak burra, për një herë të vetme në jetë.
Keni llomotitur mbi votën e emigrantëve duke mashtruar kokë e këmbë për të drejtat e tyre dhe ja si i privoni emigrantët nga e drejta e votës.
Turp komiteti i politiko-spertëve që u ndalojnë emigrantëve të drejtën e votës përmes skemës së dy javë karantinimit.
Përse nuk e vendosni këtë masë më 26 prill por pikërisht 5 ditë përpara zgjedhjeve?
Keni qenë prej mëse një viti një vegël e turpshme dhe lolo e këtij Kryeministri në largim e po vazhdoni t’i bindeni edhe me këtë turp të radhës mbi emrin dhe fytyrën tuaj edhe gjatë ditëve të fundit të pushtetit të “Rilindjes.”
U bëj thirrje institucioneve dhe organizatave të të drejtave të njeriut të reagojnë për këtë skandal të madh dhe shkelje nga “Rilindja.”
Vangjel Tavo do fitojë edhe më thellë më 25 prill sepse qarku i Gjirokastrës di të bëjë dallimin midis burrërisë, fjalës së mbajtur, dhe atyre mashtruesve me duar të ndyra në salcë kosi, që nuk treguan guxim as një një herë të vetme.
Nuk vijnë dot të përballen në debat publik sepse janë dështakë, ndaj edhe përdorin mënyra kaq të ulëta, por tejet të rënda për të drejtat e emigrantëve shqiptarë në Greqi dhe Maqedoninë e Veriut.
Opozita e Bashkuar do i fitojë thellë zgjedhjet.
Këto skema nuk j’ua lehtësojnë aspak frikën dhe makthin që keni, sepse largimi juaj është fakt.
Rezultati i 25 prillit nuk ndryshon.
Do merrni thellë ndëshkimin e merituar.
Vangjel Tavo

SHKARKO APP