U infektua me COVID-19, Ceka: Pesë ditët e para, t’ja tregosh zotit
Profesori, Neritan Ceka ka rrëfyer në “ABC News” përballjen e tij me COVID-19.
Ceka foli për mënyrën se si u përball me koronavirusin, për gjendjen e tij shëndetësore dhe të bashkëshortes së tij.
Gjatë intervistës, Ceka tha se sistemi shëndetësor është ngritur mbi cinizmin.
“Kam respektuar si të gjithë njerëzit, 3 muaj karantinën. As unë dhe bashkëshortja nuk mund të identifikojmë se ku e kemi marrë apo se si jemi infektuar. COVID-19 vjen si një grip i zakonshëm. Ka një veçori që të krijon indeferencë për çdo gjë që ndodh…Nuk më interesonte asgjë… krijon një lloj muri me realitetin. Ishte kjo kohë që bashkë me bashkëshorten e përjetuam thuajse paralelisht. Pëson një rënie drastike dhe nuk kupton që je në një situatë të tillë. Ishte një telefonatë me doktor Alfred Agën, i cili më tha , ose të shtrohem në spital, të mjekohem në shtëpi apo të nisesha për Turqi. Vendosa të mjekohesha në shtëpi. I telefonuam 127 që ditën e parë, por erdhën pas tre ditësh. Na bënë tamponin, kuar arritëm tek oksigjeni na erdhi përgjigja negative. Mora në telefon sërish 127 dhe mu komunikua që të merrja aksitromicinë, ndërsa për recetë më tha të shkoja në farmaci. Në këto raste duhet të ketë ndihmë sociale, ne tashmë jemi një çift pensionistësh. Shteti nuk ka asnjë interes. Një pensionist i duket një qenie e padobishme. Tani përballesh me shtetin cinik. Ne kemi nevojë për infermierë, ke dy infermierë, 80 mijë lekë, ditën e dytë shpenzuam pensionin e bashkëshortes për dy infermierë. Kam pasur telefonata nga doktor Berisha, Genc Pollo… Kanë qenë njerëzor, Kastriot Islami, Skënder Muçaj, dhe të gjithë kolegët e tjerë për të më ndihmuar. Po ashtu një solidaritet i qytetarëve, për shtetin jo…”, tregoi Ceka.
Përse zgjodhët të kuroheshit në shtëpi?
Ceka: Përballja me COVID-19 është psikologjike. T’i je i sëmurë dhe me vështirësi lëviz. Po ashtu mendimi që je i lidhur me shtëpinë, psikologjikisht është diçka krejt tjetër. Pesë ditët e para duhet t’ja tregosh zotit, kaq të vështira janë. Pra është një forcë e madhe psikologjike.
Si ka qenë vijimësia e sëmundjes, dinamika?
Ceka: Ke tre dit që je i shkëputur nga realitete, më pas nuk merr dot frymë, dhe prej 10 ditësh nuk fle dot, ditën dhe natën. Për fat të mira nuk pata humbjen e shijes, nuhatjes. Pra solidariteti, të afërmit, janë një ambient lehtësuar. Mendoni 15 ditë të mos flesh, ndonjëherë djali shprehej se ndonjë moment mund të fleja, por kolla është një gjendje e vështirë.
Ditën e dytë pensionin mujor e konsumuar për medikamentet, keni një përllogaritje të shpenzimeve?
Ceka: Nëse do të llogaris edhe ardhjen e dy djemve për të më shkon rreth 5 mijë euro, me të gjitha shpenzimet, aparaturat. Shtetit tonë i mungon detyra humane. Ky është vërtet një shtet rrumpallë, nuk jemi t ë varfër. Njeriu kur ka qenë në cak të vdekjes, mendon çfarë mora nga kjo jetë. Ky është edh problemi me shtetin që e ke ndërtuar… dhe kur je në vështirësi nuk janë aty për qytetarin. Këta kanë një armiqësi ndaj atyre që janë dikush, kjo është karakteristikë e diktaturave.
Gjithashtu ai theksoi se si vëzhgues i çfarë ndodh çdo ditë, masat sipas tij i merr një njeri i vetëm. “Jep një urdhër atje ku është në Surrel dhe të gjithë mbyllen, si babai i Kombit. Të gjithë u mbyllëm , tre muaj që ikën kot. Pjesa më e madhe e njerëzve as nuk e dinë që e kanë kaluar. Duhet të përgatiten spitale për raste më të rënda .
Nëse nuk do të kisha Alfred Agën do të kisha kaluar në intubim. Qeveria duhet të kujdeset për rastet që duhet të trajtohen në shtypit dhe rastet e rënda në spital , që shkon në 150 milion euro. Ky vit duhet të jetë viti i kurimit të njerëzve”, u shpreh ai.
Pandemia e COVID-19 mund të ndryshojë një rend të ri botëror?
Ceka: Absolutisht jo… Fillimisht ashtu mendova, por mendoj që detyra jonë si shoqëri është që pjesën që vritet të minimizojë.
Kemi harruar që statistikat e gripit nuk janë pa viktima. Pra nëse merren masa , nëse sigurohen qytetarët me një kurim efikas në shtëpi, duke hequr Komitetet apo Task Forca, marrëzira pa fund… Të shtohen, infermierët, mjekët familjarë, punonjës socialë…