U infektua me koronavirus, flet mjeku i njohur

Sot në media u publikua lajmi se ht një mjek i Dispancerisë së Përgjithshme në Tiranë ishte prekur nga koronavirusi dhe bashkë me të pozitivë rezultuan edhe disa familjarë.

Përmes një intervistet telefonike për Abc News mjeku shpjegoi rrethanat e infektimit të tij. Ai ka rrëfyer se nuk e ka marrë në punë virusin por se është infektuar nga familjarët e tij, kjo edhe për faktin se virusi u konstatua edhe tek familjet e dy vëllezërve të tij.

Mjeku shpjegon se deri dy ditë më parë ka qenë në punë dhe është konstatuar pozitiv vetëm ditën e sotme pas disa simptomave.

Ai bashkë me familjarët e infektuar ndodhen të gjithë në izolim ndërsa tregon se fatmirësisht janë të gjithë në gjendje të qëndrueshme shëndetësore.

Mjekët dhe infermierët janë më të kërcënuarit prej pandemisë duke qenë se janë në vijën e parë të betejës me pandeminë. Deri më tani janë infektuar 62 mjekë dhe infemierë, ku 47 janë shëruar tashmë, kurse pjesa tjetër vijojnë të jenë aktivë.

SHKARKO APP