U infektua nga djali, gruaja në gjendje të rëndë dërgohet tek Infektivi
Deri më tani në Shqipëri, raporti nga Covid-19 është 1 viktimë dhe 55 të infektuar. Nga ana tjetër, mësohet se gjendja shëndetësore e një nga të diagnostifikuarve me Covid-19 në Elbasan, është rënduar. Bëhet fjalë për gruan e çiftit që rezultoi pozitiv pak ditë më parë së bashku me bashkëshortin me koronavirus. Çifti mori virusin nga djali i tyre, i cili kishte qenë në Italia. Gruaja u dërgua mbrëmë në darkë tek Spitali Infektiv në Tiranë, ku aty ndodhej dhe djali i saj, i cili është shtuar që në momentin që pozitiv me Covid-19. Aktualisht gjendja e bashkëshortit të saj është e stabilizuar dhe pa probleme, i cili ndodhet i vetëkarantinuar në banesën e tij ën Elbasan.