U kap 1 ton drogë, grupi i trafikantëve nën hetim prej 1 viti. Së shpejti priten arrestime të forta
Detaje të reja janë zbardhur nga grupi hetimor në lidhje me megaoperacionin e koduar “Syri”, ku u sekuestruan rreth 1 ton drogë dhe u arrestuan 3 shqiptarët. Përkatësisht: Arbër Saraseli, Saverjo Imeraj, Qemal Pekmezi dhe dy ukrainas, ndërsa është shpallur në kërkim Gregor Likaj nga Vlora. Grupi që u godit dje ishte nën hetim nga Policia e Vlorës, prej gati një viti.
Së shpejti priten të tjera arrestime të forta. Dyshohet se droga është ngarkuar në grykëderdhje të Vjosës dhe është transportuar në thellësi të detit me tre skafe plastikë që kishin fikur GPS.
Nga Policia e Vlorës u sekuestruan 3 mjete lundruese (skafe) dhe 2 automjete, ndërsa nga GDF u sekuestrua mjeti lundrues në të cilin u gjet lënda narkotike.
Në operacion u përshinë rreth 250 forca policore, të cilat zhvilluan kontrolle dhe ndjekje nga toka, deti dhe nga ajri me helikopter të GDF-së dhe Frontex-it. Kontrollet u finalizuan me bllokimin e mjetit lundrues që kishte lëndën narkotike dhe arrestimin e personave që kishin organizuar trafikimin e saj.