U kap duke rritur kanabis, si e ngushëlloi gjyqtari britanik të riun shqiptar?

Një i ri shqiptar është dënuar me 9 muaj burg, pasi u kap duke ruajtur një fermë të rritjes së kanabisit në Chester të Mbretërisë së Bashkuar.

I arrestuar është 27-vjeçari Erjon Manari, i cili është cilësuar fajtor për prodhim të një droge të klasit B.

Gjatë hetimeve është zbuluar se ai ishte vetëm fillimi i një zinxhiri të gjerë prodhimi të lëndës narkotike, i komanduar nga persona me influencë në këtë fushë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Manari u arrestua nga policia, duke deklaruar një emër të rremë si Andrij Nemcov.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjykatësi Simon Berkson pranoi se roli i Manarit ishte i kufizuar, por tha se ky dënim ishte i përshtatshëm.

Ai iu drejtua të pandehurit me fjalët:

Koha e shkurtër e kaluar në këtë vend është kthyer në një fatkeqësi për ju”.
Manari do të kalojë gjysmën e dënimit të tij në paraburgim dhe gjysmën tjetër në liri me kusht.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?