U kap duke transportuar emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga 43-vjeçari

Është arrestuar nga policia 43 vjeçari me inicialet E.T banues në Tiranë  nën akuzën se ka transportuar emigrantë të paligjshëm.

Arrestimi është bërë i mundur në kuadër të operacionit policor “Muzgu 6” nga Seksioni i Hetimit të Trafiqeve në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe shërbimet e FRONTEX-it.

Në njoftimin e policisë thuhet se shtetasi 43- vjeçar  u kap në afërsi të fshatit Glinë, duke transportuar 6 emigrantë të paligjshëm, në drejtim të Tiranës, me mjetin tip “Mercedez Benz”.  Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti.

Swiss Digital Desktop Reklama

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?