U kap mat duke organizuar festa familjare, gjobitet për herë të dytë pronari i një biznesi në Fushë-Krujë

Një 46-vjeçar është gjobitur nga policia e Fushë-Krujës, pasi organizonte festa në biznesin e tij, në kundërshti me protokollin anti-covid.

Burime zyrtare bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet XH.B.,

Ky shtetas, pronar i një subjekti në Fushë Krujë, pasi është ndëshkuar me masë administrative në mënyrë të përsëritur, është konstatuar përsëri duke organizuar festa familjare në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos iu bindur urdhrit të Policisë.

SHKARKO APP