U kap me 225 km/h në Shqipëri, pronarin e BMW e pret dënimi edhe në Zvicër
Rasti i dy shtetasve kosovarë që kapën nga policia duke “fluturuar” në Vlorë me makinat e tyre tip “Lamborghini” dhe “BMW”, ka bërë jehonë deri në Zvicër. Ata u gjobiten nga policia shqiptare pasi po qarkullonin me 225km/h, por në Zvicër i pret edhe një ndëshkim tjetër.
Sipas mediave zvicerane, ‘Lamborghini’ rezulton të jetë marrë me qira në një kompani që jep makina luksoze me qira, ndërsa pronari i kompanisë, i cili ndodhet me pushime nuk ka dashur të japë një koment për këtë ngjarje.
Ndërsa, makina “BMW” rezulton në pronësi të një kompanie pastrimi , ku 36-vjeçari kosovar punonte. Pronari i kompanisë është shprehur për Blick se punonjësin tashmë mund ta presë shkarkimi.
Sipas njoftimit të policisë shqiptare, ata u kapën duke udhëtuar me mbi 225 km/h dhe fillimisht nuk i janë bindur policisë. Më pas ata u bllokuan në hyrje të Vlorës ku janë gjobitur me nga 168 mijë lekë dhe 120 mijë lekë të reja.
KOHA JONË SONDAZH

