U kap me 830 kg drogë në garazhd, arrestohet 35-vjeçari shqiptar në Itali

Një sasi e madhe prej 830 kg drogë, prej të cilave 564 kg marihuanë me vlerë mbi 2 milionë euro është sekuestruar së fundi nga policia italiane në Livorno të Italisë.

Sipas mediave italiane gjatë operacionit të polocisë është arrestuar një 35-vjeçar shqiptar, i cili mësohet se e kishte lënë sasinë e madhe të lëndës narkotike në garazhin e tij.

Mediat italiane shkruajnë se operacioni për kapjen e sasisë së madhe të drogës erdhi pas denoncimit të një qytetari anonim përmes aplikacionit ‘Youpol’, i cili  njoftoi se një person i armatosur me armë po lëvizte me një makinë gri në  lagje Montebello, të qytetit toskan, transmeton ansa.it

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas vëzhgimit dhe patrullimeve, agjentët e policisë gjurmuan personin e dyshuar  brenda makinës derisa po hynte në garazh, ku zbuluan sasinë e madhe të drogës, të ndarë në pako e gatshme për tu shitur.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë polica italiane bën të ditur se vazhdon aksioni për ndalimin e personave të tjerë të cilët mund të jenë përfshirë në ushtrimin e kësaj veprimtarie kriminale.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?