U kap me a@më, lirohet nga burgu i mituri. Babai i tij ka një thirrje për prindërit: Bëni kujdes

14-vjecari V.T, doli këtë të shtunë para Gjykatës së Vlorës, ku të cilit vetëm 24 orë më parë iu gjet një armë zjarri dhe një sasi municionesh luftarake. Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë ka vendosur për 14-vjeçarin të ndryshojë masën e sigurisë nga arrest me burg në detyrim paraqitje.

Avokatja mbrojtëse e 14-vjecarit, Xhoana Hyka ka sqaruar se gjykata e ka marrë këtë vendim mbi bazën e ligjit për të mitur ku 14-vjecari konsiderohet në moshë fare të vogël për të mbajtur përgjegjësi penale.

Bardhosh Tozaj, babai i të miturit pas përfundimit të seancës gjyqësore falenderon institucionet për bashkëpunimin që sipas tij kanë parandaluar një ngjarje kriminale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tozaj i bënë thirrje prindërve të bëjnë kujdes dhe kur dyshojnë diçka tek fëmijët e tyre ta denoncojnë. Seanca gjyqësore është zhvilluar në prani të të miturit dhe psikologut. 14-vjeçari në seancë ka treguar ngjarjen që pistoletën e ka gjetur në një godinë të braktisur dhe e ka mbajtur pasi me disa shokë kanë bërë video në mal për TikTok.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?