U kap me drogë, lihet në burg punonjësja e AKSHI-t
Gjykata e Pogradecit ka lënë në burg 28-vjeçaren E. Ferro, L. Bashën dhe 17 vjeçarin M. K. Prokuroria ka kërkuar për tre të arrestuarit, mbi të cilët rëndon akuza e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike, masën e sigurisë arrest me burg, masë të cilën gjykata e ka lënë në fuqi.
28-vjecarja dhe dy bashkëpunëtorët e saj u ndaluan nga policia e Korçës dy ditë më parë teksa tentuan të transportojnë në Maqedoninë e Veriut një sasi prej 58 kg kanabis sativa. 28-vjeçarja ishte punonjëse pranë sektorit përkatës të e-Albania, në nivelin Specialiste.