U kap me mallra kontrabandë në Kapshticë, arrestohet shtetasi turk

Tentoi të kontrabandonte në Shqipëri, mallra të ndryshme, duke i fshehur në bagazhin e autobusit që drejtonte, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 41-vjeçari (shtetas turk).

Sekuestrohen mallrat.

‘Në vijim të punës së shërbimeve të Policisë Kufitare, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në kufi, në PKK Kapshticë, në hyrje të RSh-së, u kalua në vijë të dytë, për kontroll të detajuar, autobusi me drejtues shtetasin turk N. S. Gjatë kontrolleve, në bagazhin e autobusit, u gjetën të fshehura mallra të ndryshme, të cilat shtetasi N. S. po tentonte t’i fuste në Shqipëri, pa i deklaruar konform ligjeve në fuqi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në përfundim të veprimeve procedurale për rastin, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin N. S., 41 vjeç, banues në Turqi, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”. Gjithashtu, sekuestruan në cilësinë e provës materiale, mallrat.

Swiss Digital Mobile Reklama

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme’ njofton Policia Kufitare.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?